Në kohën kur teatrot dhe kinematë janë mbyllur si pasojë e pandemisë se Covid-19, në Pragë qytetarët i ndjekin shfaqjet dhe filmat në shesh.
Edhe ruajtja e distancës është e pazakonte, pasi çekët i ndjekin programet argëtuese nga makinat e tyre të parkuara në hapësirën e rezervuar.
Të pranishmit shprehen të kënaqur për një organizim të tillë, në një kohë kur gjithçka është e mbyllur dhe jeta është paralizuar në thuajse të gjithë globin.
Eventi, i cili më shumë është një ushqim shpirtëror për individin në kohën kur aktivitet kulturore janë zero, organizohet nga festivali art parking, i cili ofron edhe shërbimin bar, me kamarierë që sillnin birra dhe kokoshka në makinat e klientëve.
Tv Klan